Largohet nga Meta kryetari i LSI, Laprake
"Levizja Socialiste per Integrim, dhe pse ne dukje eshte pjese e opozites, Ilir Meta po ben cdo dite e me shume lojen e Partise Demokratike dhe Sali Berishes". Kjo ka qene deklarata e kreut te LSI-se per njesine 11 ne Laprake, Ramazan Buzi. I cili se bashku me 15 kryetare te tjere te organizatave te LSI-se per Lapraken, eshte larguar nga kjo parti duke akuzuar kreun e saj Meta, se po percan te majten per te mbajtur ne pushtet Berishen duke penguar ndryshimin e madh per Shqiperine dhe shqiptaret. "Mendojme se Shqiperise dhe shqiptareve i duhet sot nje ndryshim i madh dhe ky ndryshim, po i pengohet nga Ilir Meta, i cili per interesa personale po i sherben Sali Berishes, duke sulmuar opoziten dhe nxitur percarjen qe e mban Sali Berishen ne pushtet", u shpreh Buzi. Ai ka theksuar se qellimi i tij eshte te largimi i Berishes me cdo kusht, dhe si rezultat Buzi deklaron se do t'i bashkohet opozites reale. Largimi i Buzit, vjen pas largimit te kryetares se LSI Shkoder, Esmeralda Uruci, dhe atij te Ures Vajgurore, Syrja Ormenaj.