E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kriza, mocion debati me Berishen"

Kryetari i Grupit parlamentar te "E Majta per Integrim", Pellumb Xhufi, beri te ditur se dje ka dorezuar ne protokollin e Kuvendit nje kerkese mocioni per debat me kryeministrin, mbi ceshtjet qe lidhen urgjentisht me krizen dhe efektet e saj ne Shqiperi, si dhe per masat eventuale qe qeveria duhet te marre. Prej ditesh LSI i ka bere thirrje qeverise dhe posacerisht kryeministrit Berisha, te dale parapara Parlamentit dhe perpara shqiptareve per te bere nje raport te sakte, mbi gjendjen ekonomike-financiare ne vend. "Kjo iniciative e ngritur mbi nje shqetesim real, lind nga nje qendrim i papergjegjshem, krejtesisht injorues i qeverise dhe i kryeministrit, ndaj asaj qe ndodh sot ne te gjithe boten larg dhe afer Shqiperise", tha Xhufi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›