Saranda në prang sezoni: Të hiqet moratoriumi i skafeve
Në Sarandë, pak ditë nga celja e sezonit turistik, më 1 maj, pronarët e hoteleve thonë se janë pothuajse gati për të pritur turistët, ndërsa kërkojnë: Bashkia të rregullojë rrugët, e të lejojë lëvizjen e skafeve"
SARANDE- Qyteti bregdetar i Sarandës në jug të Shqipërisë po përgatitet për të pritur turistët e këtij sezoni veror 2009. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga celja e sezonit turistik, më 1 maj, pronarët e hoteleve thonë se janë pothuajse gati për të pritur turistët. Ata po i japin dorën e fundit rregullimeve dhe zbukurimeve në ambientet e jashtme të hoteleve, ndërsa ambientet brenda të hoteleve kanë rregulluar. Vinjola Cakalli pronar i një hoteli pranë shëtitores në qytetin të Sarandës thotë se ka cmimet këtë vit nuk do të ndryshojnë, do të jenë të njëjta ndërsa ka shtuar shërbimet ndaj klientëve.
“Turistëve do t’u organizohet një pritje më e organizuar në bashkëpunim me agjencitë turistike maqedonase, kosovare dhe në Tiranë. Do të futet interneti në cdo dhomë, si dhe televizionet do të kenë stacionet kabllore. Cmimet nuk do të ndryshojnë do të jenë të njëjta me ato të viteve të kaluara”.
Por pronarët e hoteleve janë të pakënaqur nga puna e pushtetit lokal si dhe atij qendror: “Ne jemi gati të presim turistët, ndërsa Saranda si qytet nuk është ende gati. Rrugët e janë prishura dhe duhen shtruar nga fillimi. Duhen të lejohet lëvizja e skafeve dhe anijeve gjatë bregdetit pasi plazhi brenda në qytet nuk e përballon dot fluksin e turistëve. Duhet që bashkia e Sarandës të marrë masa për të lejuar që të paktën dy tre anije të lëvizin për të shkuar në plazhe. Bashkia duhet të marrë masa për mirëmbajtjen e kazanëve të plehrave”- ka thënë në mikrofonin e NEWS24 zoti Cakalli.
Bregdeti jugor i Sarandës është mjaft i frekuentuar nga turistë si nga vendi, rajoni por edhe nga bota. Mijëra turistë vizitojnë cdo vit këtë qytet bregdetar i cili përvec bukurisë së natyrës, detit të pastër, mikpritjes së banorëve të ofron dhe vizitën e mahnitshme dhe të paharrueshme në qytetin antik të Butrinit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)