PS: Vendi s"mund të dështojë në zgjedhje si në Gërdec
PS këmbëngul që qeveria duhet të garantojë kartat e identitetit edhe për shtetasit që nuk kanë mundësi ekonomike. Kodheli theksoi se, si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria nuk mund të dështojë me zgjedhje, njëlloj si në Gërdec.
TIRANE- Partia Socialiste vazhdon të këmbëngulë se qeveria duhet të garantojë pajisjen me karta identiteti edhe për ata shtetas që nuk kanë mundësi ta paguajnë atë. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e kryesisë socialiste, Mimi Kodheli tha se tashmë si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria nuk mund të dështojë me zgjedhjet e qershorit njëlloj si në Gërdec.
“Shqipëria në NATO është edhe e atyre jo pak qytetarëve që në këto 18 vjet kanë rritur mirëqënien e tyre, por edhe e atyre shumë e shumë të tjerëve që për shkak të varfërisë sot janë të kërcënuar seriozisht në të drejtën e shenjtë për të votuar. Sepse koalicioni i Gërdecit u thotë që këtë të drejtë kushtetuese duhet ta blejnë megjithëse nuk kanë bukë të hanë. Çdo shqiptar duhet të pajiset me kartën e identitetit, nesër është vonë. Shqipëria në NATO s'mund të dështojë në zgjedhje si në Gërdec. ”theksoi Kodheli përpara gazetarëve.
Ndërkaq PS e ka theksuar se “Shqipëria në NATO nuk është as krëhëri e as parukja e politikanëve të vjetër të koalicionit të Gërdecit, që në këtë moment historik po bëjnë një paradë qesharake suksesesh të paqëna, ndërkohë që një dështim dramatik po përvijohet çdo ditë në horizontin e zgjedhjeve të 28 qershorit, për shkak të shkeljes të së drejtës së votimit për qindramijëra shqiptare të varfër që nuk blejnë dot kartën e identitetit”
Partia Socialiste ka dorëzuar 2 javë më parë në Kuvend amendamentin për të dhënë karta falas për ata shtetas që nuk kanë pasaporta ndërkombëtare, por nga ana e qeverisë kjo është refuzuar kategorikisht. (e.n/balkanweb)