LSI: Eshtë koha për të nxjerrë bujqësinë nga kriza
“Në katër vitet e ardhshme synojmë të hapim 30 mijë vende të reja pune në sektorin agropërpunues, për të nxjerrë nga kriza bujqësinë”. Kështu është shprehur kreu i LSI, Ilir Meta në një takim me 250 të rinj në fshatin Këmishtaj të Lushnjës
LUSHNJE- “Në katër vitet e ardhshme synojmë të hapim 30 mijë vende të reja pune në sektorin agropërpunues, për të nxjerrë nga kriza bujqësinë”. Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një takim me 250 të rinj në fshatin Këmishtaj të Lushnjës. Meta ka theksuar se LSI ka një program të qarte për të nxjerrë bujqësinë nga gjendja e rëndë.
“Eshtë koha për veprim, në radhë të parë për të nxjerrë bujqesinë nga kriza , nga prapambetja dhe nga braktisja e shtetit dhe e qeverisë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë bujqesinë nga kjo prapambetje dhe nga kjo braktisje. Ky plan bazohet në radhë të parë në një vullnet të fuqishëm politik , për të rritur rolin e shtetit, rolin e qeverisë, përmes programeve konkrete të mbështetjes dhe të subvencionimit” deklaroi lideri i LSI.
Ndër të tjera Meta bëri të ditur se ajo cka është theksuar edhe në programin elektoral të partisë që ai drejton do të bëhet realitet për të ndihmuar bujqësinë në vend.
“Do fillojmë nga farërat , plehrat kimike, tek punimi i tokës dhe deri tek ai parim që ne e kemi sanksionuar edhe në programin tonë elektoral, që shteti do të subvencionojë atë që do të punojë më shumë dhe që do të prodhojë më shumë” theksoi Meta. (e.n/balkanweb)