Pukë, tenton të vrasë gruan në mes të fshatit, arrestohet
Alarmohen banorët e fshatit Kryezi në Pukë. Shtetasi Pjeter Çuku 64 vjeç ka alarmuar të gjithë fshatin ndërsa ka keqtrajtuar përmes dhunës fizike, duke e kanosur dhe me armë, në tentativë për të vrarë shtetasen Liza Përbiba, me të cilën bashkëjetonte.
PUKE- Alarmohen banorët e fshatit Kryezi të komunës Qafë-Mali në rrethin e Pukës. Shtetasi Pjeter Çuku 64 vjeç ka alarmuar të gjithë fshatin ndërsa ka keqtrajtuar përmes dhunës fizike, duke e kanosur dhe me armë, në tentativë për të vrarë shtetasen Liza Përbiba, me të cilën ky i fundit bashkëjetonte.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa për shpëtimin e Përbibës nga kthetrat e 64 vjeçarit Çuku është dashur ndërhyrja e policisë së Fushë-Arrëzit dhe ekspertëve të krimeve të komisariatit të Pukës.
Mësohet se cifti kishte nisur të bashkëjetonte vetëm prej pak ditësh.
Forcat e Komisariatit të Policisë së Pukës kanë bërë arrestimin në flagrancë të 64 vjeçarit Çuku, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë tip automatik, me të cilën ai kishte kanosur gruan me të cilën bashkëjetonte, 6 granata dy prej të cilave me ndezës në to, si dhe 4000 fishekë automatiku. (e.n/news24/balkanweb)