Elbasan, aksidentohet rëndë drejtuesi i një biciklete
ELBASAN- Aksident në orët e para të mëngjesit pranë "Urës së Fushë Mbretit" në Elbasan, ku pas përplasjes së një mjeti tip benz me një bicikletë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i bicikletës, i cili mendohet se është punonjës pranë zyrave të KESH.
Mjeti me targa EL 81 32 B i cili po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Elbasan – ish.Kombinati Metalurgjik është përplasur me biçikletën e cila më pas ka dalë jashtë rruge dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i dëmtuar rëndë.
Burimet e policisë nuk bënë të ditura identitetet e autorit të aksidentit dhe të punonjesit të KESH që mbeti i plagosur i cili është transportuar në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Ndërkohë është ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor drejtuesi i mjetit tip benz.
(m.a/News24/BalkanWeb)