E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan arrestohen 4 persona per lende narkotike

Në Elbasan u finalizua me sukses operacioni i koduar “ MESDITA”, operacion ky i cili coi në pranga 4 shtetas, si shpërndares së lëndës narkotike, të cilët janë:

- Marjus Peqini, 21 vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan.
- Indrit Kola, 21 vjeç, banues në lagjen ‘Syrja Dylgjeri” Elbasan.
- Orgert Ferracaku, 26 vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan.
- Klodian Lolja, 27 vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të informacionit të marrë nga ana jonë dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar shtetasve të mësipërm, në vëndin e quatur “Vinci i prishur”, e cila ndodhet në lagjen “Shënkoll” Elbasan, rezultoi se këta shtetas dispononin me vete lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar, iu gjetën dhe iu sëkuestruan në cilësinë e provës materiale 13 doza lëndë narkotike e cila për nga karakterishtikat e saj ngjason me lëndën narkotike e llojit Canabis Sativa.

Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Elbasan per hetime te metejshme per vepren penale te “Prodhimit dhe shitjes se Narkotikeve” .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›