E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe parkingje edhe ne shkolla

Ambjentet e jashtë të shkollave në qytetin e Lezhës janë kthyer në parkingje për këtë sezon veror, si një masë për të normalizuar trafikun.
Problemet eventuale me mungesën e parkingjeve, të cilat nuk i shërbejnë fluksit të madh të mjeteve gjatë kësaj periudhe në Lezhë, ka sjellë këtë masë të bashkisë, ndërsa në vendparkingjet e reja janë vendosur edhe punonjes për disiplinimin e mjeteve dhe ruajtjen e tyre.

Riorganizimi i sinjalistikës rrugore solli dyfishimin e parkingjeve në Lezhë, por sërish ajo nuk e përballoi këtërfishimin e mjeteve që lëvizin në qytetin e Lezhës gjatë periudhës së verës.

Kthimi i oborreve të Shkollave të Mesme në parkingje, ka qenë e vetmja zgjidhje për të patur një normalitet në qarkullimin e mjeteve në qytetin e Lezhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›