Elbasan arrestohen dy punonjes te ndermarrjes se celikut

Dy punonjës të ndërrmarjes së përpunimit të çelikut janë arrestuar nga policia e Elbasanit, ndërkohë që është shpallur në kërkim drejtori i kësaj ndërmarrje. Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kundrejt përfitimeve financiare nën dorë mallin e ndërmarrjes, duke mos e iventarizuar atë.
Këtë gjë e kanë bërë prej 8 muajsh dhe kanë qenë vazhdimisht nën survejim. Në cilësinë e provës në aksin rrugor Elbasan –Peqin, u kapën në flagrancë dy mjetet, kamiona me targa të Krujës dhe një benz mercedez, të cilët kishin ngarkuara traversa nga kjo ndërmarrje pa asnjë lloj fature, por kishin paguar lekët në dorë rreth 500 mijë lekë të vjetra. Çështja po ndiqet nga prokuroria e Elbasanit.