E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gjyqi per Neritan Tabakun

Nis seanca gjyqësore ndaj gjyqtarit të Durrësit Neritan Tabaku, i akuzuar për lirimin e Ilir Xhakjas, vrasësësit të Komisarit të Shijakut, Adem Tahiri.

Në seancën që nisi rreth orës 12:20 në Gjykatën e Tiranës mësohet se ishtë i pranishëm edhe vetë i pandehuri Tabaku.

Ai pritet të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi sipas prokurorëve liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, për sa i përket rastit të vrasjes së shtetasit Qerim Maloku në vitin 1998.

Për këtë akuzë, gjyqtari rrezikon dënimin me gjobë ose me burg deri në 7 vjet. Në kërkesën për gjykim thuhet se ish-gjyqtari në momentin që nuk ka zbardhur brenda afatit të dhënë vendime të shkallës së parë, ka cënuar rëndë interesat e prokurorisë.

Ishte gjyqtari Neritan Tabaku, ai i cili i dha pafajësinë Ilir Xhakjas në vitin 2002 për këtë krim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›