E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brad e Angelina do të martohen në 11 gusht

Angelina Jolie e Brad Pitt kanë caktuar datën 11 gusht për të shkuar në altar. Data përkon me përvjetorin e martesës së prindërve të Brad Pitt dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse çifti më i famshëm i Hollywood ka vendosur pikërisht këtë ditë. 

Në fakt, që kur e ëma e Angelina Jolie ka vdekur (në vitin 2007), William Pitt (70 vjeç) dhe bashkëshortja e tij Jane (71 vjeç), janë shndërruar në një familje të dytë për aktoren, e cila pak kohë më parë deklaroi se: “Pa ata, nuk do të isha asgjë”. 

Ceremonia e martesës së Jolie e Pitt do të zhvillohet në Chateau Miraval, ku ndodhet kështjella e Provenzës. Dëshmitarë janë zgjedhur mes 6 fëmijëve të çiftit, 10 vjeçari Maddox, do të qëndrojë pranë të atit, ndërsa Zahara, 7 vjeçare, në krahë të së ëmës. Fëmijëve u është “besuar” detyra të vizatojnë fustanin e nusërisë së Jolie dhe tortën e prindërve. 

Dy aktorët e kanë festuar këto ditë fejesën në ishujt Galapagos. 

Brad Pitt ka ideuar vetë unazën e fejesës dhe i ka propozuar Angelina Jolie për tu martuar për Krishtlindje. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›