E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohen dy të akuzuar për vjedhje

Burime të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi Agim Bardhi, 20 vjeç, pasi akuzohet si autor i vjedhjes së disa sendeve dhe materialeve hekuri në një magazinë me pronësi të shtetasit K.Z, banues në fshatin Mlizë. Këto materiale 20-vjeçari i kishte vjedhur për t’i shitur për skrap.

Po të shtunën u vu në pranga shtetasi Bukurosh Kovaçi, i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes”. Në muajin tetor të vitit 2011, 34-vjeçari Kovaçi i vodhi 68-vjeçarit me iniciale K.V, 30 000 leke në momentin që ky i fundit ishte duke paguar energjinë elektrike.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-28 17:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›