Projektligji i ri: Hipotekat, qeveria ndryshon procedurat

Hipoteka
Si do bëhen aplikimet për tapitë, transaksionet me pronat, afatet, dëmshpërblimi në rast gabimi dhe hipotekimi i karabinasë.
Projektligji i regjistrimit të pasurive zgjidh problemin e 4 mijë banesave të ndërtuara para vitit 1991.
Procedurat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe mënyra se si administrohet dhe funksionon Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do ti nënshtrohen një ndryshimi total. Projektligji i ri, që ka marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave dhe pritet të diskutohet në komisionet parlamentare, ka bërë një rikonceptim total të mënyrës së organizimit dhe shërbimit që i ofrohet qytetarit.
Ndryshimet
Për ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, ligji sjell një sërë risish që i shërbejnë uljes së burokracive, procedurave më të thjeshta, më të shpejta dhe në kohë më të shkurtër. Por, cilat janë në thelb disa nga risitë e ligjit të ri që pritet të hyjë në fuqi në mars. E para lidhet me mënyrën e organizimit të ZRPP, e cila tani kalon si një zyrë që do të vetëfinancohet nga të ardhurat e saj, ndërkohë që drejtimi do të bëhet nga një bord i veçantë. ZRPP parashikohet të drejtohet tashmë nga një bord drejtues (një organ kolegjial në të cilin parashikohet të ketë përfaqësim nga Këshilli i Ministrave, nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave, shprehet ministri Halimi. Risia e dytë lidhet me dixhitalizimin e të gjitha të dhënave të administruara në Zyrën e Regjistrimit. Kjo do tu shërbejë të gjithë të interesuarve të verifikojnë në mënyrë online të dhënat mbi pasurinë që u intereson. Procedurat online pritet që të ulin ndjeshëm gabimet që mund të vijnë si efekt i dyndjes së kërkesave për informacion pranë ZRPP. Por, edhe në rastet kur qytetarit i shkaktohet një dëm nga informacioni i gabuar apo rrjedhja e tij, ligji i ri parashikon një fond për dëmshpërblim. Gjithashtu, në këto ndryshime lihen hapësira edhe për regjistrimet e pasurive që nuk janë regjistruar asnjëherë më parë.
Për qytetarët
Të gjithë ata qytetarë që do të regjistrojnë për herë të parë pasurinë e paluajtshme pranë ZRPP-së, do të pajisen me një kod që do tu shërbejë për të aksesuar faqen e zyrës për verifikimet që mund tiu duhen atyre në çdo kohë. Ligji i ri shmang kontaktin e qytetarit me administratën duke parashikuar dërgimin e certifikatës së regjistrimit me postë. Një tjetër risi që sanksionon ligji lidhet me uljen e burokracive. Procedura që zgjasnin nga 20-25 ditë dhe kryerje transaksionesh në pesë hapa, do të reduktohen në 2-5 ditë dhe vetëm me një ndalim, one stop, te noteri, shprehet ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. Ligji bën ndryshime të rëndësishme edhe në mënyrën se si përkufizohet bërja e transaksioneve. Nëse një qytetar vendos të shesë pasurinë e paluajtshme, atëherë ai nuk do ta ketë më të nevojshme për tu paraqitur pranë ZRPP-së, por gjithçka do të kryhet nga noteri.
Risitë e projektligjit
Risitë
1. Së pari, rregullimi i organizimit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si një institucion i pavarur buxhetor, i vetëfinancuar nga të ardhurat e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, për ofrimin e shërbimit të regjistrimeve të titujve të pronësisë, është parashikuar një formë e re e organizimit të ZRPP-së, si një institucion juridik publik, jobuxhetor, në varësi të ministrit të Drejtësisë. ZRPP parashikohet të drejtohet tashmë nga një bord drejtues (një organ kolegjial në të cilin parashikohet të ketë përfaqësim nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave).2. Së dyti, dixhitalizimi i veprimtarisë së ZRPP-së, i cili përfshin dixhitalizimin e të gjitha të dhënave të administruara në Zyrën e Regjistrimit të veprimtarisë gjatë regjistrimit fillestar dhe jo vetëm, në kuadër dhe të implementimit të projektit mbi administrimin dhe mbrojtjen e tokës (LAMP) të financuar nga Banka Botërore, duke mundësuar dhe verifikimin online nga institucionet publike/subjektet private të gjendjes së një prone të regjistruar në ZRPP, pas pajisjes së këtyre të fundit me kodet respektive të sigurisë.
3. Së treti, dixhitalizimi i procedurave dhe ndërtimi i një portali në ZRPP për të marrë online çdo informacion. Portali do të jetë i aksesueshëm nga çdo qytetar 24 orë në 24, për çdo praktikë të tijin me anë të një usercod.
4. Së katërti, nëpërmjet kësaj iniciative ligjore është synuar të rregullohet dhe çështja e garantimit të informacionit të siguruar nga regjistrimi i pasurive të paluajtshme, duke përcaktuar në mënyrë të qartë rastet e përgjegjësisë së ZRPP-së në sigurimin e informacionit të shpërndarë nga kjo e fundit, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë dhe garantimit të sigurisë së informacionit të administruar në regjistrat e ZRPP-së. Në këto kushte, lind i nevojshëm parashikimi i krijimit të një fondi sigurie (ose fondi i garancisë, ose fondi i dëmshpërblimit), i cili përbën një komponent themelor zhvillimit të një tregu funksional të pronës.
5. Së pesti, nëpërmjet kësaj iniciative është synuar të mirëpërcaktohen rregullat për regjistrimin e disa llojeve të veçanta të pasurive si pallatet e reja, regjistrimi i të cilave në referim të dispozitave aktuale të ligjit ka pasjellë probleme duke përjashtuar mundësinë e të interesuarve për ti regjistruar ato. Kështu, janë parashikuar dy dispozita të veçanta për regjistrimin e pasurive individualisht të përcaktuar te pallatet e reja të ndërtuara sipas përcaktimeve të bëra në ligjin Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, duke parashikuar dhe regjistrimin e pjesëve të përbashkëta të këtyre objekteve në bashkëpronësi të pronarëve të njësive të veçanta të objektit shumëkatësh.
Cila do të jetë procedura e plotë e dhënies së certifikatës së pronësisë?
1. Kur një pronë regjistrohet për herë të parë, veprimet do të kryhen drejtpërdrejt te Zyra e Regjistrimit nga personi që ka një titull pronësie, akt noterial, vendim gjyqësor, apo akt administrativ. Personi do të pajiset me një kod, numër pin si ai i kartave dixhitale në momentin e aplikimit, pastaj do ta verifikojë online gjendjen e kërkesës së tij 24 orë. Certifikata e pronësisë do ti vijë në shtëpi nga shërbimi postar.2. Ndërsa në rastet e transaksioneve, domethënë shitjeve që do të ndodhin më pas, qytetari nuk do ketë nevojë të shkojë më në ZRPP, pasi këto veprime do të kryhen nga noteri.
Lehtësitë për qytetarët
1. Qytetari nuk do ta shohë më Hipotekën si institucionin që i jep ose refuzon pronën. Ai do ta shohë ZRPP-në si institucionin që ruan në arkiv, në thesar, pasurinë e tij dhe që e garanton se askush nuk e prek titullin e tij, përveçse nëpërmjet një procesi gjyqësor. Procedura të shpejta, heqje tërësisht e veprimeve burokratike, reduktim i korrupsionit.2. Procedura që zgjasnin nga 20-25 ditë dhe kryerje transaksionesh në pesë hapa, do të reduktohen në 2-5 ditë dhe vetëm me një ndalim, one stop, te noteri.
Institucionet që do të kenë akses në të dhënat e pasurive të paluajtshme:
1. Kjo do të jetë çështje që do të vendoset pas miratimit të ligjit në Parlament nga ana e Këshillit të Ministrave, por ekspertët mendojnë se noterët, bankat dhe institucionet e Drejtësisë do ta kenë këtë akses. Kjo do të jetë një çështje që do të diskutohet nga ministri i Drejtësisë me grupet e interesit.2. Ligji do të hyjë në fuqi në muajin mars dhe parashikon një shtrirje të përshkallëzuar sipas qyteteve në projekte pilot. Së pari në Tiranë e më pas në Durrës e kështu me radhë.
3. Regjistri elektronik, ose arkiv