E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto në Preshevë: Mbështetje për Luginën

“Qeveria shqiptare do të punojë që shqiptarët në Republikën e Serbisë të trajtohen sipas standardeve të përparuara ndërkombëtare dhe demokratike, në mënyrë që ata të integrohen plotësisht si qytetarë të barabartë në jetën dhe institucionet e vendit ku jetojnë”, u shpreh Haxhinasto në një takim të veçantë me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë dhe Galip Beqiri, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar të Luginës.

Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës parashtruan kërkesat e tyre për një mbështetje më të madhe për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve me të cilat përballet bashkësia shqiptare në Serbi, si lëvizja e lirë, arsimi, kultura dhe punësimi, nevoja për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse në organet shtetërore të Republikës së Serbisë etj.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-28 15:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›