E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohen dy vëllezër, vranë pronarin e diskos

 Dy vëllezër janë arrestuar si autorët e dyshuar të vrasjes së një pronari diskoje, ngjarje e ndodhur dy javë më parë në Elbasan.

Olti e Flori Lamçe dyshohet se kanë ekzekutuar me armë 37-vjeçarin Almir Cani mbrëmjen e 23 shkurtit.

Policia mendon se dy vëllezërit Lamçe ishin shokë me 37-vjeçarin Çani.

Mbrëmjen që u krye krimi, atë dyshohet ta kenë marrë në telefon, për  ta ekzekutuar me 2 plumba në kokë para shtëpisë së tij.

Ndërkohë, nuk bëhen të ditura shkaqet e vrasjes. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›