Universitetet, parlamentet e lirisë

Ai ishte i pranishëm në konferencën solemne, me rastin e 60 vjetorit të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Kryeministri Berisha vlerësoi zhvillimin dhe rolin e madh të këtij universiteti, duke e konsideruar atë si promotor kryesor të mendimit teknik e shkencor të vendit, pasi studentët dhe pedagogët e tij kanë firmosur në këto 6 dekada, qindra dhe mijëra projekte, që kanë transformuar Shqipërinë.
Duke u ndalur në rëndësinë e universiteteve në përgjithësi, Kryeministri theksoi se ata janë parlamentet e përjetshëm të lirisë, janë vet ndërgjegjja e një kombi. Ekzistenca e tyre, vijoi Kryeministri, më shumë se nga çdo gjë tjetër përcaktohet nga liria, trinomi i saj liria e kërkimit, liria e debatit, liria e mësimit.
Në këtë kontekst, Kryeministri siguroi se për mazhorancën aktuale, edukimi i të rinjve dhe të rejave, fëmijëve të këtij vendi, është dhe do të mbetet përparësia e të gjitha përparësive, duke nënvizuar se në këto vitet e fundit, me reforma të thella, qeveria ia arriti që të vendoste në shinat e zhvillimit një sistem edukimi që po degradonte dhe po shembej.
"Në këto vitet e fundit, në sajë të reformave të thella, arritëm që një sistem, i cili po degradonte dhe po shembej, të vendoset në shinat e zhvillimit. Në një kohë të shkurtër ne dyfishuam rrogat e mësuesve dhe rindërtuam e ndërtuam mbi 1200 shkolla dhe kampuse. Shtruam internetin në çdo shkollë. Por mbi të gjitha ia dolëm që sot 91% e të gjithë nxënësve që mbarojnë klasën e 9-të të hyjnë në shkollat e mesme, nga më pak se 70% që ishte kjo shifër pak vite më parë", tha Berisha.
Por, vuri në dukje ai, "arritja më e madhe në historinë e arsimit shqiptar qëndron në faktin se numri i studentëve në Universitetet tona u rrit nga 52 mijë në vitin 2005 në 138 mijë në vitin 2010. Sot në Shqipëri 70% e atyre që mbarojnë shkollat e mesme ulen në auditoret e Universiteteve dhe kjo është një përqindje ndër më të lartat në botë". Berisha theksoi se "sot në Universitetet shqiptare studiojnë 138 mijë djem dhe vajza në 556 programe të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë, që zhvillohen nga një staf akademik prej 10 mijë pedagogësh, nga të cilët 6534 janë me grada dhe tituj shkencore". /Start/
2011-11-01 13:41