Elbasan, arrestohet 47-vjeçari i dënuar me 10 vjet burg në Itali
ELBASAN - Një 47-vjeçar, i shpallur në kërkim nga shteti italian, është arrestuar në orët e vona të së enjtes nga policia e Elbasanit.
Policia bëri të ditur se, "seksioni i luftës kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, bëri të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Kastriot Hakani, 47 vjeç banues në Elbasan".
Mësohet se Hakani është dënuar me 10 vjet burg nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
(er.nu/ata/BalkanWeb)