E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha fton biznesmenët amerikanë: Investoni në Tiranë

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim me 40 përfaqësues të biznesit amerikan.

Kryebashkiaku informoi biznesmenët amerikanë për mundësitë që ofron Tirana dhe projektet e Bashkisë së Tiranës, për të krijuar lehtësira për biznesin.

“Bashkia e Tiranës ofron mundësi të mira për bizneset dhe janë marrë të gjitha masat për të reduktuar korrupsionin. Kemi eliminuar disa taksa, Shqipëria ka potenciale të mira për investim.”- u shpreh Basha.

Sipas Bashës, projektet e reja të bashkisë kanë reduktuar burokracinë, duke krijuar lehtësira për bizneset e reja. Kryebashkiaku i ftoi investitorët të përqëndrohen në fusha me interes, si turizmi dhe energjia.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›