Elbasan, arrestohet 50-vjeçari për kultivim droge

Një person është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë, 50-vjeçarin Shahin Paja, si dhe kanë sekuestruar 500 rrënjë Canabis Sativa.
Lënda narkotike, është sekuestruar në një parcelë, e cila ndodhej në Dragot të Elbasanit. Pronari i kësaj parcele, Paja ishte banor i fshatit Lisaj të Belshit. Arrestimi i 50-vjeçarit është bërë në bazë të operacionit të koduar “Ara e Fermës”,