Topi dekreton kërkesën e Eliza Dushkut për nënshtetësi shqiptare

Pasi ka marrë përsipër të promovojë vlerat dhe kulturën shqiptare, aktorja me orgjinë shqiptare, e çon më tej projektin e saj për t`u ndjerë shqiptare e vërtetë, duke shpalosur kërkesën për marrjen e shtetësië shqiptare. Megjithëse ende Eliza nuk di të flasë gjuhën shqipe, i ka ardhur përgjigja nga Kreu i Shtetit për këtë kërkesë.
Në takimin, që zhvilloi me presidentin Bamir Topi , ky i fundit e ka informuar aktoren, Dushku se ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare. Duke e cilësuar një nga personalitetet që i shërben imazhit të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, presidenti Topi është shrpehur se në përmbushje të detyrimit institucional, por edhe të frymëzimit personal për vlerat, që aktorja mbart ka firmosur këtë dekret.
Dhe duke i bërë të ditur këtë vendim, presidenti Bamir Topi i dorëzoi dekretin presidencial aktores së Hollivudit Eliza Dushku, e cila nga ana e saj shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë nderim nga ana e kryetarit të shtetit shqiptar. Të pranishëm në takim ishin, gjithashtu; fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.
Prej disa ditësh Eliza Dushku e shoqëruar nga grupet e xhirimit të dy televizoneve amerikane, ka mbërritur në Shqipëri për të relalizuar një dokumentar ku do të promovohen vlerat dhe kultura shqiptare. Për dhjetë ditë me radhë, aktorja Dushku do të vizitojë qytetet kryesore të vendit, ndërsa takimin e parë e ka zhvilluar me kryetarine Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që e cilësoi ambasadore të kulturës në botë, më tej Eliza Dushku e ka nisur këtë tur nga qyteti i saj i origjinës nga Korça.