E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Te lihen menjane percarjet ne PS Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka kerkuar dje nga strukturat e partise qe te eliminojne ndarjet dhe te bashkohen per te arritur fitoren ne te ardhmen. Deklarata e kryetarit te Partise Socialiste u be gjate takimit te zhvilluar me te zgjedhurit lokale te opozites ne Qarkun e Elbasanit. "Percarjet duhet te lihet menjane per te arritur nje fitore ne te ardhmen", eshte shprehur Rama. Nga ana tjeter kreu i selise roze ka theksuar se "Partia Socialiste duhet te kete nje bashkepunim te forte me strukturat". Pasditen e djeshme kreu i PS ka zhvilluar takime me te zgjedhurit vendore edhe ne qarkun e Korces. Rama shoqerohej ne mbledhjet me te zgjedhurit vendore nga kryetari i Asamblese se PS-se, Gramoz Ruci dhe deputete te qarkut te Elbasanit dhe te Korces. Ne takimin e zhvilluar pa pranine e mediave ne sallen e Teatrit "Skampa", kreu i PS-se ka diskutuar per rezultatin e zgjedhjeve te tete majit dhe funksionimin e forces me te madhe ne opozites. Pjese e rendesishme e bisedes ka qene dhe konstituimi i keshillave bashkiake dhe keshillit te qarkut. Rama ka theksuar dhe nje here apelin per bashkepunimin me aleatet dhe mos lejimin e trafikimit te votave ne keshilla. Burime nga takimi thane per gazeten "Koha Jone" se kreu i PS-se ka dhene dhe vleresime per rezultatin e kandidateve ne kete qark. Duke vleresuar fitoren ne bashkine e Elbasanit dhe ate te Gramshit, Rama ka theksuar se fitorja e Partise Socialiste duhet te ishte me e madhe ne nivel qarku. Ne kete pike Rama ka nenkuptuar humbjen e tre bashkive te ketij qarku, Librazhdin, Belshin dhe Cerrikun. Takimi i djeshem i kreut te PS-se eshte pjese e turit pas zgjedhor. Me shume se analiza e rezultatit, ne keto zgjedhje eshte kerkuar nga kreut i selise roze bashkimi i aleateve dhe fituesve te keshillave bashkiak per te mbajtur drejtimet e ketyre institucioneve. Gjate javes se fundit Rama ka marre pjese ne takimet e zhvilluar ne Lushnje, Fier, Vlore, Gjirokaster, Sarande dhe Delvine. Ne keto takime, Rama ka vleresuar fitoren ne disa bashki te cilesuara si te veshtira nga pikepamje elektorale, por nga ana tjeter nuk kane munguar edhe kritikat per humbjen e nje sere zonave dhe sidomos mos marrjen e votave maksimale ne pjesen me te madhe te komunave. Ne lidhje me konstituimin e keshillave, Rama ka perseritur te njejtin apel ne te gjitha takimet. Ai ka kerkuar qe keshilltaret dhe strukturat e PS-se, "te tregojne kujdes per moslejimin e trafikimit te votes ne keshillat e qarqeve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›