E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi, kunder PS-se per pavlefshmerine

Ndryshe nga juristet e Partise Socialiste qe kane kerkuar pavlefshmerine e zgjedhjeve ne Tirane, aleati i Partise Socialiste, Skender Gjinushi paraqet nje tjeter skeme ankimi. Ne nje konference dhene dje per mediat, Gjinushi ka deklaruar se Partia Socialiste duhet te kerkonte pavlefshmeri te procesit te bere nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe jo gjithe procesin ne Tirane. Kreu i PSD-se, argumenton se nuk mund te kerkohet pavlefshmeri e gjithe procesit, kur deri ne daten 14 maj Partia Socialiste e njohu procesin si te rregullt. "Qendrimi yne eshte ky; patjeter qe ky proces eshte i pavlefshem. Eshte i pavlefshem edhe per manipulimin, jo vetem per arsyet e tjera qe i legjitimoi njeri Kolegj dhe i rrezoi tjetri, pra eshte kontradiktor Kolegjit ne vendime, pra eshte i pavlefshem. Per mendimin tone pavlefshmeria e tij nuk con ne pavlefshmeri te Tiranes, sepse kemi nje proces te ligjshem ne 14 maj, te gjithe pranuar, me firmat e te gjitha paleve, madje me bresherite e te dyja paleve. PD-ja shtiu me shume fisheke gezimi ne 14 maj me mbylljen e ketij procesi", tha Gjinushi. Kryetari i Partise Social-Demokrate e cileson si te gabuar rrugen e ndjekur nga selia roze duke theksuar se nese opozita do te ankimonte vetem procesin e ndjekur nga KQZ-ja, kandidati i opozites, Edi Rama do te dilte fitues me 10 vota. Ai e cileson procesin e ndjekur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si nje proces ekstra qe nuk ishte parashikuar ne Kodin Zgjedhor. Sipas tij, kjo duhet te ishte dhe baza e ankimimit te padise se radhes nga Partia Socialiste. "Kemi dhe nje proces ekstra nga KQZ-ja, por qe degradoi me gjithe bazen e tij ilegjitime. Pavlefshmeria e nje procesi ekstra nuk con ne nje pavlefshmeri te procesit ligjor. Sepse ky eshte nje proces qe Kodi nuk e parashikon dhe pavlefshmeria e tij, ndryshe nga pavlefshmeria e nje apo dy qendrave te votimit qe cdo perseritje, pavlefshmeria e votave te gabuara nuk con ne pavlefshmeri te Tiranes, por ne fitoren e Rames ne plus 10", shprehet kreu i PSD-se. Argumenti i sjelle nga aleati i Partise Socialiste per bazen ligjore sesi ankimohet procesi i Tiranes eshte permendur dhe nga eksperte te ligjit zgjedhor. Ne argumentimet qe jane dhene permendet fakti se ne dy padite e para te bera ne Kolegjin Zgjedhor, Partia Socialiste nuk ka bere asnje here kerkese per pavlefshmeri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›