E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Policise te Greqise takoi dhe ministrin e Brendshem Nishani

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë të Greqisë, Elefterios Ikonomu, takoi edhe ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani.

Ministri Nishani ka shprehur shqetësimin për dukurinë e vonesave që u krijohen qytetarëve shqiptarë në pikat greke të kalimit kufitar gjatë sezonit të pushimeve verore apo të festave të tjera tradicionale si dhe shqetësimin mbi disa raste të evidentuara të qytetarëve shqiptarë, të cilëve u është ndaluar hyrja në Greqi dhe veç kësaj u janë dëmtuar dokumentet e udhëtimit.

Në përgjigje të shqetësimeve të ministrit Nishani, Ikonomu deklaroi angazhimin e menjëhershëm për ngritjen sa më shpejt të një grupi të përbashkët pune për të marrë masat e nevojshme që të mos përsëritet më dukuria e vonesave të pajustifikuara për qytetarët shqiptarë në pikat greke të kalimit kufitar.

Ikonomu e cilësoi ndërkohë të papranueshme një sjellje të atillë siç është dëmtimi i pasaportave të udhëtimit, dhe kërkoi nga policia shqiptare të informojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Greqisë, e cila do të marrë masat e duhura për çdo rast të një sjelljeje të tillë nga ana e policëve grekë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›