Elbasan, arrestohet për marrje rryshfeti kreu i PLL
Pas denoncimit të një qytetari, i cili akuzon Shpëtim Myftaraj për marrjen e 2 mln lekë në këmbim të votës, duke i premtuar përfshirjen e emrit në listën e përfituesve të banesave sociale, policia ka ndaluar kreun e PLL së Elbasanit.
ELBASAN- Arrestohet për marrje rryshfeti kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit në Elbasan. Pas denoncimit të një qytetari, forcat e policisë së Elbasanit kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Shpëtim Myftaraj.
32-vjecari akuzohet se i ka marrë një personi 2 milionë lekë në këmbim të votës, duke i premtuar përfshirjen e emrit në listën e përfituesve të banesave sociale.
Burime nga policia bëjnë të ditur se hetimet rreth kësaj ngjarjeje po thellohen, ndërsa konfirmon se pritet të zgjerohet rrethi i arrestimeve.
Sipas të njëjtave burime thuhet se pritet të arrestohen dhe disa ish-këshilltarë të Bashkisë së Elbasanit dhe personave të tjerë të përfshirë në skandale të tilla.
(e.n/BalkanWeb)