Virusi A/H1N1, priten analizat për 11 raste të dyshuara
Në Shqipëri, numri i personave të prekur me virusin A/H1N1 dyshohet se ka arritur në 19. 8 raste janë konfirmuar, ndërsa 11 të tjerë kanë rezultuar të prekur me virusin A dhe mostrat janë dërguar në Rumani.
TIRANE- Nga gripi i derrit në vendin tonë dyshohet se janë të prekur deri tani 19 persona. 8 raste janë të konfirmuara tashmë, ndërsa për 11 të tjerë që kanë rezltuar me virusin A/H1N1, mostrat për analiza janë dërguar në rumani, prej nga ky priten përgjigjet në fund të kësaj jave. Por specialistët janë të bindur se edhe këta persona do të rezultojnë me virusin A/H1N1.
“Janë 16 raste që kanë shkuar në Rumani për tu identifikuar, nga të cilat 11 janë pozitivë për gripin A dhe mundësia është që të dalin pozitivisht për gripin A/H1N1. Pra unë mund ta konfirmoj paraprakisht se kështu janë.” shprehet mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero.
Sipas Intitutit të Shëndetit Publik, rastet e konfirmuara dhe të dyshuara me virusin A H11N1 kanë pasur simptoma te lehta, cka ka bërë izolimin dhe trajtimin e tyre në ambjentet e shtëpisë. Specialistët shpjegojnë edhe gjendjen klinike të tyre.
“Temperatura nuk ka qënë shumë e lartë, kanë pasur dhimbje fyti, kollë dhe dobësi trupore. Këto kanë qenë shenjat më të shpeshta klinike të rasteve që janë paraqitur tek ne, ndërkohë që kuadri klinik i një gripi A/H1N1 është më i gjërë se kaq” thekson Pipero.
Cdo ditë, panë Institutit të Shëndetit Publik dërgohen mostra për analiza nga të gjitha spitalet e vendit. Ndërkohë specialistët parashikojnë se shtator i do të jetë i vështirë, pasi virusi A/H1N1 rrezikon të kombinohet me gripin e zakonshëm sezonal. Për këtë arsye, mjekët iu bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen ndaj gripit të zakonshëm, për të qënë të mbrojtur të paktën nga një virus.
(e.n/News24/BalkanWeb)