PS: Gjithë sektorët e ekonomisë ndjehen në vështirësi
Deputeti i kësaj partie Ilir Beqja shprehet se të gjithë sektorët e ekonomisë aktualisht kanë vështirësi dhe se kjo situate pritet te jete akoma me e zymte ne 6 muajte qe do te vijojne
TIRANË- Partia Socialiste shprehu sot shqetësimin e saj lidhur me situatën ekonomike në vend.
Deputeti i kësaj partie Ilir Beqja në një konference për shtyp tha se, "të gjithë sektorët e ekonomisë aktualisht kanë vështirësi", duke shtuar se "në gjysmën e parë të vitit 2009 këta sektorë kanë punuar më pak se vitin e kaluar".
Sipas tij, “në sektorin e industrisë sipërmarrësit po shfrytëzojnë vetëm 40 përqind të kapaciteteve të tyre prodhuese, ndërkohë që sektori i ndërtimit po punon nën stres duke shfrytëzuar 63 përqind të kapaciteteve”.
Beqja tha se, “situata pritet të jetë e zymtë edhe në 6 muajt në vijim pasi siç tha ai për median, "sipërmarrësit deklarojnë se nuk kanë plan të investojnë apo të rrisin numrin e të punësuarve”.
Deputetit socialist premtoi se selia roze do të vazhdojë të denoncoje shurdhërine e Sali Berishës.
“Shqetësimin për situatën e vështirë ekonomike e kemi shprehur në mënyrë të përsëritur që në fillim të vitit. Është detyrë e PS të vazhdojë të denoncojë shurdhërinë e Sali Berishës, të cilit shqiptarët nuk ia dhanë votat për të qeverisur. Bashkë me qytetarët e Shqipërisë ne do të punojmë çdo ditë duke përdorur çdo mjet demokratik për t’ia shkurtuar ditët pushtetit jolegjitim të Sali Berishës”, u shpreh Beqja.
(d.b/BalkanWeb)