E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet për ryshfet pedagogu i matematikës

Share

Policia e Elbasanit bëri me dije se ka arrestuar një pedagog të Universitetit Aleksandër Xhuvani, i cili akuzohet për ryshfet.

Pedagogu i matematikës, Pëllumb Kllogjeri, 61 vjeç është arrestuar nga policia e Elbasanit në flagrancë në zyrën e tij si dhe iu sekuestrua shuma prej 70 mijë lekësh të reja e ndarë në 7 zarfe, si dhe një tjetër zarf me shumën 100 euro.

Pedagogu ra në prangat e policisë, në kuadër të operacionit Zarfi, ndërsa priten edhe të tjera arrestime për të njëjtat akuza në Universitetin e Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›