Elbasan, arrestohet për vjedhje 30-vjeçari

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur zbulimin e grabitjes së një banese ndërsa ka arrestuar edhe autorin e grabitjes së saj. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 30-vjeçari Aleks (Alfred) Zeksi, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Sipas policisë, 30-vjeçari në datën 26.08.2012 në fshatin Hasmashaj në Peqin ka grabitur banesën në pronësi të shtetasit N.Xhyra, 52 vjeç ku ka vjedhur 300.000 lekësh të reja, 1000 euro dhe 1 kompjuter laptop .
Gjithashtu mësohet se Zeksi është autor i vjedhjes së 2 shkollave të mesme dhe vjedhjen e një banese në fshatin Përparim Peqin, nga ku ka vjedhur 200 mijë lekë të reja.