Stuhia tropikale Isaac niset për në Florida, ndihen efektet shkatërrimtare
SHBA- Njerëzit në Florida kanë ndjerë efekte e para të stuhisë tropiake Isaac teksa ajo iu afrua bregdetit amerikan.
Sakaq mësohet se tashmë Isacc është drejtuar drejt bregut veiror. Louisiana, Mississippi dhe Alabama kanë ndjekur Florida-n kur shpallen gjendjet e jashtëzakonshme.
Qindra fluturime janë anuluar po ashtu është prekur edhe prodhimi i naftës dhe gazit në një studi që ka vrarë të paktën nëntë vetë përfshirë tetë në Haiti.
Tre vetë u zhduken në Republikën Domenikane, thanë zyrtarët, duke përfshirë edhe kryetarin e një qyteti pranë Santo Domingo, i cili më vonë u konfirmua i vdekur.
Partia Republikane ka shtyrë me një ditë nisjen e punimeve të konventës së saj. Mediat e huaja raportojnë se zonat e ulëta në veri të Gjirit të Meksikës janë në alarm nga permbytjet. Disa urdhëra evakumi po nisin zbatimin në Florida.
Qendra Kombëtare e Uraganeve, NHC, tha se në 06:00 më roën lokale të hënën Isaac u përqëndrua rreth 175 km në perëndim të Key West të Floridas, me një shpejtësi ere prej 105 km/orë. Ekziton edhe një mundësi se stuhia mund të godasë New Orleans në përvjetorin e shtatë të uraganit shkatërrues Katrina. Isaac është një stuhi e fortë që mund të sjellë dëme të medha në 200 miljet e saj.
Dorina Bilbili/IDEA/