E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, digjen 2 automjete, s`dihen shkaqet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Sarandë.
 

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën një mjeti opel me targa YNM 5947 por si pasojë e përhapjes së flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër i parkuar me targa të huaja 740YC42.
 

Mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por dy automjetet janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›