E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet tutoria e 20- vjeçares

Foto ilustruese

Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se një 38-vjeçare është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. E arrestuara është shtetasja Pranvera Buzo, banuese në Elbasan lagja 5 Maji.

Buzo akuzohet se ka shfrytëzuar për disa muaj gjatë vitit 2009, një 20-vjeçare me inicialet Q.P për prostitucion.

Shitja e 20- vjeçares bëhej në një lokal në Elbasan, në pronësi të qytetarit me inicialet M.A. Sipas policisë edhe ndaj M.A është marrë masa e ndalimit dhe ndaj tij kanë nisur hetimet në gjendje të lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›