Izraeli mund të sulmoj Iranin
Presidenti izraelit Schimon Peres nuk është i kënaqur në lidhje me zhvillimet e fundit në raport me Iranin. Gjatë një interviste televizive për mediat ai tha se: Në mosmarrëveshjet për programin bërthamor iranian bota është më afër një zgjidhje ushtarake se sa një zgjidhje diplomatike.
Presidenti theksoi se duhet të bëhet gjithçka për të ndaluar Iranin. Irani është gjithnjë e më afër mundësisë që të ketë në dorë armë bërthamore. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të përcjellë këtë duarkryq”, paralajmëroi Peres.
Në Izrael gjatë ditëve të fundit është intensifikuar diskutimi për një sulm ushtarak ndaj Iranit.