Berisha Buxheti 2012 garanton stabilitetin ekonomik te vendit tone
“Ky është buxheti më i madh në tërë historinë e vendit dhe ka si objektiv kryesor garantimin e stabilitetit ekonomik të vendit, në kohën e një krize të rëndë në historinë e Evropës”.
Ky ishte prezantimi i parë që kryeministri Berisha i bëri projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Ai përmendi lidhur me këtë dokument të rëndësishëm financiar për vendin, premtimin se nuk do të ketë rritje të borxhit dhe deficitit buxhetor, por vetëm ulje të tij.
“Ne jemi të bindur se rritja e studiuar e rrogave dhe pensioneve, përbën një akt shumë të rëndësishëm në politikën e investimit të burimeve njerëzore, si edhe në fytyrën njerëzore të qeverisë.
Ne sërish do jemi një ndër të paktat vende që rrisin pagat dhe pensionet dhe do ta ruajmë konstante këtë politikë”, tha ai.
Duke theksuar më tej se viti 2012 nuk është një vit elektoral dhe se nuk bëhet kjo gjë për qëllime elektorale, siç është përpjekur të thotë opozita.
“Ne u qëndrojmë të gjitha premtimeve elektorale.
Prandaj, uroj që deputetët e opozitës, të bien dakord në parlament për miratimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për këtë vend”, nënvizoi Berisha.
“Ne do të kemi infrastrukturën më moderne”.
Ky ishte një premtim tjetër që Berisha bëri gjatë mbledhjes së qeverisë, duke folur për prioritetin e infrasttukturës, duke përmendur të gjitha akset kryesore kombëtare që do të investohen prej saj.
Më tej, ai përmendi edhe projektin e madh e të rëndësishëm të Shqipërisë Dixhitale.
“Shqiptarët të na kontrollojnë online”, tha ai.
Por ai tha gjithashtu se buxheti parashikon edhe një fond të veçantë për frutikulturën në këtë vend, si një ndër prioritetet e qeverisë.
“Ne do investojmë çdo vit e më shumë në këtë aspekt, duke e bërë një realitet të prekshëm nga çdo shqiptar”, shtoi kreu i qeverisë.
Duke renditur më pas sektorë të tjerë të rëndësishëm që zënë vend në prioritetet e buxhetit 2012, si turizmi, mbrojtja, arsimi dhe shëndetësia, të cilat sipas tij, gjithashtu janë në listën e projekteve të rëndësishme për t’u realizuar nga qeveria.