E Shtunë, 31 Tetor 2026

FA dhe MM marrëveshje bashkëpunimi me ish-ushtarakët, Gjunkshi: Kujdes të veçantë për të

TIRANË- Ushtarakët në lirim, ata në rezervë apo në pension angazhohen se do të bashkëpunojnë më ngushtë me Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo është konkretizuar edhe më tej në marrëveshjen e firmosur sot midis Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë.

Marrëveshja është firmosur nga Shefi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Gjeneral Gjunkshi dhe kreu i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, Kujtim Çako.

Në marrëveshje saktësohet mënyra e re e komunikimit të ndërsjellë midis shoqatave të ish-ushtarakëve dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Kjo marrëveshje materializon kujdesin e veçantë të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Mbrojtjes, e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për veteranët dhe ushtarakët në rezervë, në pension. Ne po punojmë nga ana tjetër që në ndryshimet ligjore që po bëhen në kuadër të integrimit të plotë me standardet e NATO-s të gjejmë vend sa më shumë dhe dinjitoze të drejtat e ushtarakëve”, tha Gjunkshi.

Ndërsa Kujtim Çako u shpreh se “Aleanca Kombëtare dhe tërë ushtarakët shqiptarë aktualisht janë një faktor i rëndësishëm i shoqërisë sonë demokratike shqiptare. Ne si një segment i rëndësishëm i shoqërisë civile do të aktivizohemi në kryerjen e detyrave të ndryshme, deri edhe në misione paqeruajtëse po qe nevoja, së bashku me forcat tona aktive”.

Në ceremoninë e rastit mbajtur në ambientet e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes ka qenë e pranishme zv/ministrja e Mbrojtjes Arta Musarai, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi, ushtarakë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes si dhe ish-ushtarakë.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: FA dhe MM marrëveshje bashkëpunimi me ish-ushtarakët, Gjunkshi: Kujdes të veçantë për të

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›