E Shtunë, 31 Tetor 2026

“CEZ Shpërndarje” rrit pagat për punonjësit, Dollapi: Rritja, si rezultat i performancës

TIRANE – “CEZ Shpërndarje” rrit pagat për punonjësit. Administratori i kompanisë Sahit Dollapi ka bërë të ditur se si pasojë e përmirësimit të treguesve financiarë dhe uljes së shpenzimeve jo rentabël të “CEZ Shpërndarje”, është bërë e mundur edhe rritja e pagave për punonjësit.

“Nga rritja e pagave kanë përfituar më shumë se gjysma e punonjësve të kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Ose thënë ndryshe 2381 sot punonjës kanë në llogaritë e tyre paga më të larta. Kjo rritje varion nga 40 mijë lekë të vjetra për punonjës, deri në 110 mijë lekë të vjetra. Kjo nuk është rritja e parë dhe e fundit e pagave të tyre. Parimi im është, kush punon më mirë dhe më shumë, do paguhet më mirë dhe më shumë. Vetëm përmbushja e këtij standardi do të bëjë që çdo punonjës të ecë përpara në këtë kompani.”- deklaroi Dollapi.

Administratori i “CEZ Shpërndarje”, Dollapi ka bërë të ditur gjithashtu, se është rikthyer në normalitet furnizimi me energji elektrike në të gjithë vendin.

“Ne mbajtëm edhe premtimin për rikthimin e normalitetit të furnizimit me energji elektrike në të gjithë Shqipërinë. Në rast defektesh ne jemi me eficent dhe më afër qytetarit dhe abonentëve për riparimin defekteve në kohën më të shpejtë të mundshme. Kjo ka rikthyer edhe besimin tek qytetarët. ”- tha Dollapi.

Kreu i “CEZ Shpërndarje” ka deklaruar se puna do të përqëndrohet edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me konsumatorët. Kompania pritet të bëjë publike së shpejti edhe një nga masat më efikase për faturimin korrekt të energjisë elektrike.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: “CEZ Shpërndarje” rrit pagat për punonjësit, Dollapi: Rritja, si rezultat i performancës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›