Elbasan babai vret djalin dhe nusen e tij italiane
Ëngjëll Ucaj kishte vite që kish ardhur nga Laçi e ishte sistemuar me punë dhe banim në Elbasan. Djali i vetëm, Sokoli, punonte si emigrant në Itali dhe prej disa kohësh ishte kthyer në vendlindje.
Administratori I pallatit në lagjen Sul Paprri ku banonte familja Ucaj, Fadil Shabanaj thote se nuk kishte pare shqetësime tek Engjëll Ucaj dhe se nuk kishte dëgjuar për grindjet familjare.
Një tjetër fqinj, Leonard Abdihoxha thotë se ishte një familje pa shqetësime në lagje. Edhe në minimarketin që ai administron nuk kanë pasur probleme financiare. Hetimet tregojnë se konfliktet në shtëpi kanë shpërthyer për shkak të nuses italiane. 65 vjecari ka qenë kundër kësaj lidhje e dëshironte që djali të merrte një vajzë shqiptare. Por ka hasur në kundërshtinë e të birit e janë grindur disa herë për këtë qëllim. Edhe te mërkurën i ka kërcënuar me thikë e për këtë qëllim kanë përfunduar në polici.
Por sapo ka dalë nga komisariati e janë kthyer në banesë konflikti është rindezur e Ëngjëll Ucaj ka qëlluar me automatik djalin e vetëm e të fejuarën e tij italiane.
Në atë cast bashkëshortja e Ëngjëllit, Rajmonda kishte zbritur poshtë pallatit për të pritur sërish policinë. Por tragjedia në apartament kishte ndodhur. Çifti Sokol Dhe Xhulia u vranë. Shërbimet e policisë arrestuan Ëngjëll Ucaj 67 vjeç
Ngjarja
Një konflikt i çastit ka përfunduar me dy viktima brenda një familje. Babai ka ekzekutuar me kallashnikov djalin dhe nusen e tij. Gjithçka ka ndodhur në ambientet e brendshme të një apartamenti në katin e katërt në lagjen “Sul Papri” ne Elbasan. Sipas policisë Engjo Llucaj 65 vjeç ka vrarë me automatik djalin Sokol Llucaj 27 vjec dhe nusen e djalit Xhulia Poltofieri 24 vjece me nënshtetësi italiane. Policia është njoftuar nga bashkëshortja e Engjos për konfliktin. Për ciftin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Ata kanë mbetur të vdekur në vend si pasojë e plumbave të shumtë të marrë në trup. Policia ka arrestuar 65 vjecarin Llucaj i cili nuk ka bërë rezistencë. Sipas të dhënave paraprake rezulton se vrasja ka ndodhur pas një konflikti familjar. Burime hetimore pohuan se 27 vjecari Sokol Llucaj ishte kthyer para një viti nga Italia dhe dhunonte në mënyrë sistematike të atin pasi ai nuk e donte nusen italiane. Ka qenë kjo arsyeja që ai ka vendosur të ekzekutojë të birin bashkë me nusen e tij.