Elbasan, bazilika paleokristiane, së shpejti model në Ballkan
ELBASAN- Bazilika paleokristiane, e zbuluar në vitin 2007 nga arkeologët dhe e shpallur "Monument kulture", do të rikonstruktohet duke u kthyer në një model në gadishullin e Ballkanit. Komuniteti Europian ka akorduar një fond prej 1.2 milionë euro për rikonstruksionin e "Rrugës Egnatia",vazhdimin e punimeve në Bazilikën Paleokristiane, si edhe rivitalizimin e kalasë.
Elbasani përshkohet nga Via Egnatia, rrugë që lidhte Perandorinë Romake të lindjes me perëndimin. Për këtë qëllim pjesë e këtij fondi do të jetë edhe investimi në pikën kryesore të "Via Egnatia", e cila është mozaiku paleokristian, i zbuluar në vitin 2007.
Ky projekt, sipas arkeologut Neritan Ceka, cilësohet si model, që nuk njihet në Ballkan dhe në Shqipëri
Bazilika është shpallur Monument Kulture dhe tashmë është në varësi të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Kjo bazilikë është një ndër më të rrallat në vendin tonë. Zbulimi i saj u bë në bazë të disa dokumenteve të ruajtura në arkivën e Muzeut Etnografik, ku një tregtar shkruante se në themelet e dyqanit të tij ndodhej një bazilkë. Bashkia e Elbasanit ka bërë disa herë kërkesë për nisjen e punimeve për mbulimin e bazilikës, pasi ditët e fundit ajo është kthyer në një objekt mbeturinash, si pasojë e papërgjegjshmërisë së shumë qytetarëve.
(m.a/ata/BalkanWeb)