Sançez prezantohet te Barça: Kjo, një ëndërr e bërë realitet
BARCELON- Barcelona ka prezantuar të hënën blerjen më të re të saj, sulmuesin kilian Aleksis Sançez. Ai kaloi nga Udineze në “Kamp Nou” për shifrën e 26 milionë eurove, plus 11.5 milionë bonuse, në rast arritjesh të rezultateve të mëdha.
Vetë sulmuesi u shpreh i emocionuar për këtë aventurë të re, që e ka kaluar nga një klub modest si Udineze, në një nga më të mëdhenjtë e botës. “Kur isha fëmijë, dëshiroja të luaja në skuadrën më të mirë të botës dhe ajo skuadër është Barcelona. Tani çdo gjë është reale, unë jam këtu dhe po flas me ju”, tha Sançez, përpara gazetarëve. Ai deklaroi gjithashtu se ka shumë për të mësuar përkrah futbollistëve si Lionel Mesi apo Ksavi Hernandez. “Të gjithë këtu kemi për të mësuar prej Leos dhe shpresoj të ndodhë kjo. Unë dua të mësoj prej Mesit, Ksavit, prej të gjithëve”, tha sulmuesi me modesti.
Aleksis Sançez u mor nga Udineze që në vitin 2006, por klubi italian e çoi më pas në huazim te Kolo Kolo dhe te River Plejti, përpara se ta kthente në vitin 2008. Me marrjen e tij, Barcelona plotëson edhe një nga repartet që dukej disi problematik pas largimit të Bojan Kërkiç drejt Romës. Aleksis Sançez shihet si një nga talentet më të mëdha të futbollit për momentin, duke u zgjedhur si lojtari më i mirë i Serisë A në edicionin e shkuar. Synimi i fundit i katalanasve në merkato është blerja e kapitenit të Arsenalit Çesk Fabregas.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Sançez prezantohet te Barça: Kjo, një ëndërr e bërë realitet