Elbasan, bie nëhumnerë Imamiplagoset rëndë
ELBASAN- Plagoset pasi bie në një humnerë Imami i fshatit Griqan në komunën Labinot Mal të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate kur 57-vjecari Faik Kaloshi ka qenë duke ecur në një rrugë të ngushtë dhe ka rrëshqitur aksidentalisht, duke rënë në humnerë.
Kanë qenë të afërmit e tij të cilët në pamundësi për ta shpëtuar kanë sinjalizuar forcat RENEA.
Pas disa orësh kërkim, vetëm mëngjesin e sotëm u bë e mundur nxjerrja e 57-vjecarit nga humnera dhe dërgimi i tij në spitalin rajonal të Elbasanit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por me plagë të rënda në trup.
(m.a/News24/BalkanWeb)