Vlorë, policia arreston2 persona, do grabisnin2 vila e 1 karburant
VLORë- Policia e Vlorës ka mundur të ndalojë në kohë dy persona, të cilët po planifikonin të grabisnin dy vila e një karburant.
Sipas burimeve të policisë së Vlorës mësohet se personat e ndaluar janë Viktor Nuredinaj e Lodjan Zykaj, të cilëve iu janë sekuestruar edhe dy armë të tipit kallashnikovë, 15 fishekë e 5 doreza.
Policia bën të ditur se personat që do të kryenin grabitjen kishin me vete edhe një qese me sallam të helmuar, që dyshohet se do të përdorej për të helmuar qenin e njërës prej vilave që do grabiteshin.
(m.a/BalkanWeb)