E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurodeputetët: PasKroacisë, pauzë përanëtarësimet në BE

TIRANE- Kohët e fundit është duke u biseduar shumë për ndërprerjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Se do të ketë pauzë pajtohen edhe euro-deputetët. Ata insistojnë që vendet të cilat janë jashtë BE-së domosdo duhet të kalojnë hapat e nevojshëm për integrim, që sipas tyre u kanë ngelur edhe shumë derisa të anëtarësohen.
Shefi i delegacionit të Parlamentit Europian për raporte me Shqipërinë, Kosovën , Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, Eduard Kukan tha të premten për Dojce Vele se pas anëtarësimit të Kroacisë, nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Europian.
Kukan tha se nuk mund të paragjykohet se sa kohë do të kalohet deri në anëtrësimin e radhës të ndonjë shteti të ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian.
Ai tha se këto shtete po punojnë që të jenë pjesë e Bashkimit Europian, por sipas tij kanë dhe shumë për të bërë.

“Besoj se Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova do të përparojnë dhe definitivisht pas anëtarësimit të Kroacisë, pas një pauze që do të ketë do të vazhdojë zgjerimi i Bashkimit Europian. Por për të qenë reale dhe duke gjykuar situatën për vendet kandidate, duhet të kalojnë dhe shume vjet deri sa ato të plotësojnë kriteret e domosdoshme për anëtarësim” theksoi Kukan.

Eurodeputetja Doris Pak është shprehur se askush nuk është kundër zgjerimit por në Bashkimin Europian, sipas saj duke u bazuar në gabimet e kaluara ekziston një vëmendje nëse duhet të pranohet një shtet përpara se të jetë 100% i gatshëm për tu bërë pjesë e BE.
Ndërsa raportuesi për Serbinë në PE, Kacin ka deklaruar se nuk dëshiron të paragjykojë se kur mund të anëtarësohen komplet vendet e Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian, por se shpreson se deri në vitin 2014 të paktën Kroacia të jetë anëtare, ndërsa disa vende të tjera të kenë filluar negociatat për anëtarësim.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›