E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Bashkiaki Rrëshenit pezullonpunën

RRëSHEN- Këshilli Bashkiak i Rrëshenit ka pezulluar cdo veprimtari të tij deri në momentin kur kreu i Bashkisë të kryejë transparencën në lidhje me disa cështje. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së fundit, ku të gjithë anëtarët ranë dakort që këshilli nuk do të zhvillojë mbledhjen e radhës pa u dorëzuar i gjithë dokumentacioni përkatës.

Dokumentat e kërkuara prej tyre i përkasin ndërtimit të këndit të lojërave si dhe landfillin. Ndërkohë që anëtarët kërkuan nga Bashkia të reformojë strukturat e ujësjellës-kanalizimeve si dhe listën e plotë të investimeve për secilin objekt konkret.

Ndërkohë që Këshilli Bashkiak ka vënë në pikëpyetje edhe pasqyrimin e mbledhjes së tij në faqen zyrtare të Bashkisë, duke e konsideruar publikimet në këtë faqe si dezinformim të publikut.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›