E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Demaliaj: 2 Korrikutë mos përdoret politikisht

TIRANE- Sot shënohen plot 20 vjet nga eksodi i parë i shqiptarëve drejt botës perëndimore, ndërsa kapërcyen hekurat dhe portat e ambasadave të huaja të akredituara më Tiranë.

Ilir Demaliaj, një nga protagonistët në lëvizjen e ambasadave rikujtoi edhe një herë në studion e News24, 2 korrikun e vitit 1990 ndërsa kërkoi nga kryeministri Berisha, të mos e përdorë politikisht këtë cështje.

“Momenti i Ambasadave erdhi si një shpërthim i të rinjve për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën jetonin. Asgjë nuk ishte e organizuar, por duke parë zhvillimet lindore rinia e Tiranës luajti një rol kryesor. Berisha uk dueht të përdorë këtë ngjarje për kredibilitet politik. Është e dhimbshme që ngjarja e ambasadave e cila është një lëvizje civile, të përvetësohet të përvetësohet dhe të zhvillohet në qytetin e studentëve kur nuk ka asnjë lidhje me vendin e as me kohën e as me personazhet. Zoti Berisha dhe intelektualët e tjerë të pranishëm në miting faktikisht nuk i përgjigjen kësaj ngjarje.” theksoi Zoti Demaliaj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›