E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, bie nga skela, humb jetën 55-vjeçari

ELBASAN - Një 55-vjeçar humbi jetën në Elbasan, pasi ra nga skela. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pallat pranë qendrës së qytetit.

Mësohet se 55-vjeçari Naum Cakalli kishte nisur punën ashtu sikurse çdo ditë, teksa ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga skela në katin e katërt.

Pavarësisht dërgimit të tij në spital, punëtori nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra. Sipas policisë, paraprakisht mendohet se era e fortë ka shkaktuar dhe lëkundjen e skelës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›