Një grua do të ndihmojë foshnjën e braktisur
Pogradec- Një grua nga qyteti i Pogradecit ka dalë vullnetare për të ndihmuar foshnjën e cila menjëherë pasi lindjes humbi nënën e saj ndërsa pak ditë më pas u braktis edhe nga babai.
Gruaja, Donika Naska, nënë e dy fëmijëve, ka njoftuar se ajo është gati ta ndihmojë foshnjën jetime deri në moshën 18-vjeçare, më kusht që i ati ta mbajë dhe të mos e braktisë.
Erjola Dinoshi humbi jetën pak pasi solli në jetë foshnjën e saj, ndërsa pas vdekjes së nënës ishte edhe babai, Fatos Dinoshi që e braktisi foshnjen me emrin Erjon, me pretendimin se nuk mund ta mbante.
Por një ditë pas publikimit të lajmit për braktisjen e foshnjës nga i ati ka ardhur njoftimi humanist i gruas nga Pogradeci e cila shprehet e gatshme ta ndihmojë foshnjën deri sa të mbushë moshën madhore.
Shkrime të tjera me interes:
- Horror ne Vlore, gruaja hedh foshnjen nga materniteti Nje foshnje e sapo lindur humbi jeten ne maternitetin e...
- Foshnja e Dinoshit, pasi humbi të ëmen braktiset edhe nga i ati Korçë- Foshnja e Erjola Dinoshit, nënës që humbi jetën pak...
- Vritet një grua afgane pasi lindi sërish vajzë Një grua në Afganistan është mbytur nga i shoqi pasi...