E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Për taksën ‘marksiste’ morëm shembull nga SHBA e BE

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kreut të qeverisë, Sali Berisha. Në rrjetin social Twitter, Rama shprehet se lidhur më taksën progresiste, PS është frymëzuar nga SHBA e BE. Sipas Ramës, në biznesin shqiptar, problem janë bërë monopolet dhe ortakëritë e pushtetit, jo taksat.

“Sa për taksen "marksiste" marrim shembull nga SHBA, BE dhe tërë vendet normale. S'mund të taksohen njësoj rrogëtaret dhe biznesmenet. Kurse biznesit, qeveria jonë do t'i rikthejë lirinë e konkurences, do t'i heqe referencat e gjobat mafioze! Monopolet janë problemi jo taksat. Ortakëritë e pushtetit për bizneset e veta jane problemi, jo taksat! Administrata e ryshfetit është problemi jo taksat! Biznesi do rilindë!”.

Sa i përket deklaratës për arsimin, ku Berisha bëri thirrje për thithjen e trurit nga jashtë brenda vendit, Rama ironizoi.
“Thithjen e trurit nga jashtë s’mund ta realizojë një qeveri që di vetëm të bëjë propagandën e lavazhit të trurit me gënjeshtra, shpifje e baltë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›