E Diel, 1 Nëntor 2026

Akulli në rrugë, izolohet prej 5 ditësh puna në Minierën e Bulqizës

BULQIZE-Vijon të jetë i bllokuar prej 5 ditësh transportimi i kromit nga zona D, në minierën e Bulqizës drejt Durrësit.

Policia Rrugore nuk lejon kalimin e mjeteve të tonazhit të lartë për shkak të rrezikshmërisë nga prania e akullit në aks.

Mësohet se rënia e temperaturave deri në minus 17 grade Celcius ka shkaktuar perkeqesim te ngricës, e cila ka bllokuar gjithashtu disa fshatra e komuna në Diber e Martanesh.
Konkretisht bëhet fjalë për Ostrenin, Trebishtën dhe disa fshatra në Lurë e Kala e Dodës që vijojnë të jenë të izoluara, pasi është i pamundur udhëtimi i mjeteve nga prania e akullit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›