E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, del nga rruga makina, plagoset rëndë 25-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gjoçaj ku një makinë me targa të huaja ka dalë jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit Myfit Gryka 25 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas hetimeve të para të bëra nga inspektorët e policisë mendohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e madhe me të cilën ka udhëtuar automjeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›