Përse Rama i duhet Berishës?
Edhe njëherë - si përherë - Berisha me të njëjtin stil del në televizor dhe "fajëson" kryetarin e Bashkisë së Tiranës për çdo gjë të keqe që i ndodh qeverisë. Edhe dje ai fajësoi kryetarin e bashkisë për krizën ekonomike që ka pllakosur në Shqipëri. Sigurisht, teza është e pavërtetë, por jo budallaqe. Nëse marrim në konsideratë faktin që vetë Berisha gjithmonë e pranon se kur flet politikisht gënjen - nga njëra anë - si dhe po të studiosh të gjitha lëvizjet e Berishës me kundërshtarët e vet - nga ana tjetër - del qartë se atij i duhet ende Edi Rama në krye të Partisë Socialiste dhe në krye të Bashkisë së Tiranës.
Metoda është e njëjtë, Rama shahet sa herë është keq politikisht. Kështu atij i shtohen energjitë për të ndenjur në garë dhe partisë kundërshtare (pra Partia Socialiste) bëhet më solide në ruajtjen e udhëheqësit të saj nga "sulmi" i Berishës. Në rastin Rama, Berisha sigurisht i ka perfeksionuar lëvizjet e tij, sepse 2-3 vite më parë gaboi rëndë kur "foli mirë" për Fatos Nanon dhe e gjithë Partia Socialiste e mori zët Fatosin. Tani Berisha ka përvojën e duhur që të duket sikur nuk e do Ramën, por në fakt ai synon të krijojë përshtypjen e tillë, sepse në fakt ai e do atë, madje fort, në krye të Partisë Socialiste dhe të Bashkisë së Tiranës.
Sali Berishës sot i duhet një opozitë e dobët, e lodhur dhe e përçarë, kushte të cilat ia plotëson vetëm Edi Rama në krye të partisë së vetme opozitare në vend. Edi Rama, i gjendur në krizën morale më të madhe të jetës së tij, për shkak të faktit se po sillet kundër të gjitha atyre parimeve politike që ka artikuluar deri më sot (pra moslargimi nga partia në rast humbjeje) do t‘i bien gjithnjë e më shumë pikët brenda përkrahësve të tij në Partinë Socialiste. Si e tillë, Partia Socialiste do të vazhdojë të konsumojë debat të brendshëm dhe Saliu qeveris i qetë, sepse nuk ka opozitë.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka një grup kuvendor që përgjithësisht kontrollohet nga Edi Rama. Megjithëse "çmimi i votës" për çdo deputet tashmë ka rënë ndjeshëm, Berisha e di se ndërkombëtarisht atij i duhet opozita për të kaluar ndonjë ligj apo reformë. Këtë gjë Berisha e ka më të lehtë ta bëjë me Ramën, sesa me cilindo tjetër që mund ta merrte drejtimin e Partisë Socialiste, sepse Partia Socialiste do të merrte me të vërtetë një shtysë opozitare tepër serioze, gjë që rrezikon seriozisht edhe vetë Berishën.
Edi Ramën në krye të PSSH-së Berisha e përdor edhe për të kërcënuar Metën, sa herë që ky i fundit do të përpiqet "të luajë bishtin" në qeveri. Ai e kërcënon Metën ose duke bashkëpunuar me Ramën në një qeverisje qoftë edhe të përkohshme, ose edhe duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme me mocion besimi. Ky i fundit është i mundshëm, sepse Meta dhe Rama bashkë nuk i bëjnë dot 71 vota në Kuvend. Në këtë rast plotësohet "ëndrra" e Ramës për zgjedhje të parakohshme, të cilat ka shumë gjasa që t‘i fitojë përsëri Saliu dhe kështu ai shpall mbretërinë e tij në të gjitha kuptimet e fjalës.
Edi Rama i duhet Berishës edhe në krye të Bashkisë së Tiranës deri ditën e zgjedhjeve lokale, sepse ai shpreson të shtojë pakënaqësitë e votuesve të Tiranës ndaj Ramës (megjithëse nuk më duket e drejtë), të cilin qeveria nuk do ta lërë asnjë ditë të qetë të punojë për të bërë ndonjë punë në Tiranë. Bashkia e Tiranës është fiksimi i fundit që Berisha ka në jetën e tij politike. Ka plot 11 vjet që Tirana nuk e voton këtë njeri, prandaj dhe do ta fshijë edhe këtë "njollë" në biografinë e tij politike. Megjithëse ende jam i bindur se Tirana nuk do ta votojë Sali Berishën as në zgjedhjet e ardhshme lokale, përsëri Berisha e ka shumë më të lehtë të merret me kryetarin e bashkisë, Rama, i cili politikisht është shumë më i konsumuar sesa kushdo tjetër në vend të tij.
Tani që Partia Socialiste është në prag të zgjedhjes së kryetarit të ri, Berisha nuk mund të rrijë pa "ndërhyrë" me metodën e tij të vjetër, të lodhur e bajate. Kjo metodë, duam apo s‘duam ne, u "imponohet" socialistëve për aq sa Edi Rama nuk largohet vetë nga drejtimi i mëtejshëm i kësaj partie. Unë jam i bindur që vetë Edi Rama nuk është pjesë e kësaj loje, por ai nuk e ka më në dorë ta ndalojë atë (lojën) të cilën e luan Berisha në kushte tepër komode. Mua më vjen keq që punët erdhën në këtë pikë, por logjika e fakteve është e ftohtë dhe e pamohueshme. Nëse këto fakte nuk i analizojmë dhe vlerësojmë në kohën e duhur, atëherë kjo është fatale jo thjesht për Partinë Socialiste, por për Shqipërinë.